LAJMI I FUNDIT:

Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me Xavi Simons

Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me Xavi Simons

Xavi Simons thuhet se dëshiron t’i bashkohet Barcelonës në formë huazimi këtë verë dhe tashmë kanë filluar formacionet e mundshme të Blaugranëve me holandezin në skuadër.

Transferimi i Simons do të ishte një lajm i mrekullueshëm për trajnerin Xavi Hernandez, i cili do të ishte i gatshëm të menaxhonte një lojtar kaq të gjithanshëm.


21-vjeçari holandez është gjithashtu në formë të lartë këtë sezon me RB Leipzig dhe shumë lehtë do të përshtatej në formacionin e Barcelonës.

Mediat kanë filluar të publikojnë formacionet e mundshme dhe më poshtë keni tri opsione se si mund të luajë Barcelona me Simons në skuadër.

Xavi Simons dëshiron rikthimin te Barcelona
Lexo po ashtu Xavi Simons dëshiron rikthimin te Barcelona

Opsioni 1

Ndarja e krahut të majtë me një mik të mirë si Alejandro Balde mund të jetë ëndrra e Simons pasi të dy e njohin njëri-tjetrin që nga ditët e kaluara në La Masia.

Duke pasur parasysh aftësinë e Baldes për të vrapuar përpara dhe Simons duke prerë brenda, ata mund të plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte.

Opsioni 2

Holandezi mund të jetë një nga mesfushorët dhe të luajë si ‘mezzala’, duke ecur përpara për të mbështetur sulmet.

Simons thjesht të jetë një mesfushor sulmues pas qendërsulmuesit Robert Lewandowski.

Opsioni 3

Ndonjëherë Simons mund t’i japë pushim Lamine Yamal duke luajtur në krahun e djathtë që është gjithashtu një nga pozicionet e tij natyrale.

Në këtë mënyrë, të gjithë mesfushorët titullarë të Barçës mund të futen në 11-shen startuese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
Kalo në kategori