LAJMI I FUNDIT:

Merkel reagon ndaj rrjedhjes së informatave për darkën “toksike” ku u përleshën shefat e BE-së!

Merkel reagon ndaj rrjedhjes së informatave për darkën “toksike” ku u përleshën shefat e BE-së!

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur zemërimin e saj për faktin se nga darka me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, dhe kryeministren britanike Tereza May në Londër – në prag të Samitit të javës së kaluar të BE-së – rrodhën detajet që dëshmojnë atmosferën negative në atë takim.

“Nuk është konstruktive të ndizet më shumë atmosfera”, ka thënë Merkel, raporton Der Spiegel.

Detajet e bisedave janë publikuar javën e kaluar në të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS). Të mërkurën, nga zyra e kancelares thonë se detajet janë publikuar qëllimisht nga vet Junckeri ose shefi i zyrës së tij, politikani gjerman Martin Selmayr.


Në darkë u diskutua për kushtet me të cilat duhej të zhvillohej Brexiti, ndërsa informatat e rrjedhura dëshmojnë për qëndrime të kundërta mes Britanisë dhe BE-së.

Juncker me këtë rast citohet të ketë thënë se “Brexiti është i destinuar për dështim” dhe se kryeministrja britanike “jeton në Galaktikë”. Po ashtu, kanë dalë detajet që thonë se ka pakënaqësi mes vet ekipit të kryeministres May, transmeton Telegrafi.

Sipas FAS-it, Juncker në mëngjes – pas darkës së dështuar në Londër – e thirri kancelaren gjermane Merkel, e cila më pas ka ndryshuar tekstin e saj adresuar Bundestagut, në lidhje me Brexitin, duke mprehur tonin kundër Britanisë së Madhe.

Një nga pikat kryesore të përleshjeve në darkë ishte bllokada e Britanisë për miratimin e bnuxhetit shumëvjeçar të Bashkimit Evropian. Spiegel citon përfaqësuesin gjerman në Parlamentin Evropian, Jens Geier, i cili shprehu dyshime se Britania e Madhe, në “atmosferë toksike” – që ndikoi edhe në daljen e detajeve në publik – ka heq dorë nga bllokimi i fondeve. Siç shkruan Der Spiegel, fjala është për disa miliardë euro të caktuara për programet e papunësisë së të rinjve dhe përmirësimin e kufijve të jashtëm të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori