LAJMI I FUNDIT:

Aleksovska: 10 mijë punësime të reja në vitin 2017 përmes masave dhe programeve qeveritare

Aleksovska: 10 mijë punësime të reja në vitin 2017 përmes masave dhe programeve qeveritare

Kompanitë gjithnjë e më shumë i shfrytëzojnë masat qeveritare për punësim, të cilat japin rezultate të mëdha. Për këtë flet edhe shkalla deri më tani më e vogël e papunësisë në Maqedoni 23,1 për qind, tha sot drejtoresha e Qendrës për Punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska. Dhjetë viteve të fundit, theksoi shkalla e papunësisë është zvogëluar për 14 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Madje edhe në kushte të krizës politike, papunësia vazhdimisht shënon rënie falë politikave dhe masave të krijuara mirë qeveritare”, theksoi Aleksovska në konferencën e përbashkët për shtyp në Lidhjeve e odave ekonomike (LOM) dhe shtoi se 10.000 punësime të reja të drejtpërdrejta janë parashikuar për këtë vit, por edhe të tjera indirekte përmes programeve tjera qeveritare, njofton AIM.


Firmat, nënvizoi, gjithnjë e më shumë i shfrytëzojnë masat sepse efektet janë evidente, ndërsa përmes tyre 43.000 persona janë punësuar nga viti 2007. Plani i sivjetshëm operativ përmban 23 programe dhe 11 lloje të shërbimeve. Momentalisht janë të hapura disa thirrje nga masat dhe programet aktive për punësim, për të cilat biznesi mund të informohet në zyrat rajonale të Agjencisë. Nga anëtarët e LOE, së paku 30 për qind me sukses i shfrytëzojnë masat qeveritare për punësim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori