LAJMI I FUNDIT:

105 kompani pjesëmarrëse në panairin “Prishtina 2017”

105 kompani pjesëmarrëse në panairin “Prishtina 2017”

Në Kosovë është arritur ngritje e zhvillimit ekonomik, edhe pse akoma në këtë fushë duhet punuar që të arrihen rezultate të kënaqshme, u tha në hapje të panairit ndërkombëtar “Prishtina 2017”.

Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, të mërkurën në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj është hapur Panairi i 18-të i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2017”.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se në këtë panair po marrin pjesë 105 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota. “Edhe pse është vështirë të ndahet politika nga ekonomia, megjithatë kjo prani e vendeve të tjera tregon se zhvillimi ekonomik po e gjen rrugën e tij në mënyrë sa më të pavarur”, theksoi ai.

Gërxhaliu ka thënë se panairi ka rëndësi ekonomike dhe për promovimin e prodhimeve, dhe ka kërkuar që për ekonominë duhet bërë më shumë se sa të flitet.

Ai bëri thirrje të ndahet shteti nga pushteti në mënyrë të atillë që të lihet anash përfitimi prej grupeve, si dhe dëshirat për karrierë.

Ndërkaq, Ines Muçostepa nga Shqipëria, tha se për vitin tjetër, në panairin e radhës do të angazhohen që të sjellin sa më shumë biznese shqiptare.

Me një fjalë rasti u paraqit edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili potencoi rëndësinë që kanë investimet në ekonomi. “T’i përkrahim bizneset në Kosovë. I ftoj edhe institucionet e Kosovës të ndihmojnë njerëzit e biznesit, sepse ata dinë të krijojnë vende pune. Ia kemi borxh Kosovës”, tha Bahtiri.

Në panair pjesëmarrës ishte edhe një delegacion nga Kina, për t’u njohur më afër me prodhimet “Made in Kosova”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori