LAJMI I FUNDIT:

Shokohet Bayerni, dalin testet mjekësore për dy titullarët

Shokohet Bayerni, dalin testet mjekësore për dy titullarët

Shokohet Bayern Munich para ndeshjes që do të luajë sot në mbrëmje ndaj Real Madrid.

Dy lojtarët kryesorë të gjermanëve, Mats Hummels dhe Jerome Boateng me shumë gjasa do të jenë jashtë kësaj ndeshje pasi testet mjekësore të mëngjesit nuk kanë rezultuar pozitive.


Edhe pse kishte shpresa për dy futbollistët, tani trajneri Carlo Ancelotti duket se duhet të bëjë pa ta.

Analizë dhe parashikim: Real Madrid-Bayern Munich
Lexo po ashtu Analizë dhe parashikim: Real Madrid-Bayern Munich

Ndryshe, te bavarezët do të rikthehet Robert Lewandowski ndërsa te Reali do të mungojnë Gareth Bale, Raphael Varane dhe Pepe.

Theksojmë se ndeshja do të zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe do të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/