LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja shtatzënë gjendet e përdhunuar dhe e vdekur, disa muaj pas postimit të një mesazhi në mediat sociale (Foto)

Adoleshentja shtatzënë gjendet e përdhunuar dhe e vdekur, disa muaj pas postimit të një mesazhi në mediat sociale (Foto)

Trupi i pothuajse lakuriq i 16-vjeçares Ornella Dottori, e cila ishte gjashtë javë shtatzënë, u zbulua nga dy fëmijë në qytetin e Alberdi, Argjentinë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo kishte munguar për disa ditë, edhe pse zhdukja e saj asnjëherë nuk është raportuar në polici.


Por vdekja e saj nuk është i vetmi fakt për të cilin janë duke shkruar mediat e huaja.

Bëhet fjalë gjithashtu për një fakt tjetër.

Në dhjetor, me anë të një postimi në mediat sociale, kishte thënë: “Unë u rrita rrugëve dhe diçka e keqe do të ndodhë me mua”.

Ajo e bëri këtë koment pas shqetësimeve të bëra rreth sigurisë së saj, pas një zhdukje të dyshuar.

Ornella kishte pësuar një goditje të fortë në kokë dhe ka pasur shenja se ajo kishte qenë e rrahur dhe abuzuar seksualisht, kanë thënë autoritetet policore.

Hetimet paraprake kanë bërë të ditur se adoleshentja është gjetur pothuajse lakuriq dhe me disa goditje në fytyrë, organe gjenitale dhe në kokë, dhe ajo gjithashtu kishte dy tulla mbi qafën e saj.

Mendohet se ajo mund të ketë vdekur dy ditë para se ajo u gjet nga fëmijët, të cilët shpejt shkauan për tu treguar prindërve të tyre, pasi bënë zbulimin e zymtë.

I dyshuari kryesor, i identifikuar si Damian del Valle Fernandez, është dorëzuar vetë në stacionin policor, pasi u kërkua nga policia.

Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij dhe mohoi të jetë i përfshirë në krim.

Vrasja e saj ka ngjallur zemërim në Argjentinë, ku njerëzit kanë mbajtur demonstrata duke kërkuar drejtësi, pasi Ornella u bë femra e pestë e vrarë në atë zonë, në muajin e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Evropa
Kalo në kategori