LAJMI I FUNDIT:

Enrique kërkon një tjetër “Remuntada”

Enrique kërkon një tjetër “Remuntada”

Luis Enrique është përfshirë sërish nga klima e një përmbysjeje të mundshme, që do të elektrizonte ndoshta më shumë sesa ajo ndaj Paris SG, tifozët “blaugrana”.

Por nëse ndaj parizienëve, skuadra spanjolle shënoi plot 6 herë këtë sezon, me Juventusin nevojiten 4 gola, pa pësuar asnjë. Në një paralele hipotetike mes dy rasteve, trajneri i Barcelonës e cilësoi më të vështirë ekipin francez sesa Juventusin, me të cilin do të luajë të mërkurën.“Është e qartë që humbja në Torino na ka sjellë dëme morale.

Ne zhvilluam një pjesë të parë aspak të mirë, por duhet të konsiderojmë se fati nuk ishte në anën e Barcelonës në rastet e Iniestës dhe Suarezit. Përgjegjësi i vetëm, nëse gjërat shkojnë keq, jam unë si trajner.


Por, nuk dua të pranoj që gabuam diçka taktikisht në humbjen me Juven, madje nuk është ky momenti më i keq, që kur kam marrë drejtimin e ekipit”, tha Luis Enrique.

“Përmbysëm 4 gola ndaj Paris SG dhe nga ky këndvështrim do të jetë më e lehtë për ne, ta bëjmë një gjë të tillë ndaj Juventusit. Nuk pendohem për fjalët që them, por gjërat ndryshojnë dhe shoh shumë skenarë për kthimin në Champions. Do të rrezikojmë, pasi nuk kemi se çfarë të humbim”, tha trajneri i Barçës, për sfidën e javës së ardhshme.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Premier League
Kalo në kategori