LAJMI I FUNDIT:

Ligat që kanë mesataren më të lartë të golave të shënuara për ndeshje

Ligat që kanë mesataren më të lartë të golave të shënuara për ndeshje

Superliga e Zvicrës është kampioni që prinë garën për mesataren e golave të shënuara për ndeshje, me 3.33 gola për ndeshje, ndërsa nga pesë ligat më të forta, më së miri qëndron La Liga Spanjolle në vend të tretë me 2.90 gola.

Mund t’ju duket si befasi, por sa i përket shënimit të golave më së miri qëndron Superliga e Zvicrës, që shënon nga 3.33 gola për ndeshje, duke lënë pas vetes  kampionate të forta si La Liga, Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Në vendin e dytë gjendet kampionati suedez, Allsvenskan, që ka një mesatare të mirë të golave për ndeshje me 3.01 gola në ndeshje, ndërsa podiumin e plotëson La Liga në vendin e tretë me 2.90 gola për ndeshje, përcjell Telegrafi.


Nga pesë kampionatet më të forta në Evropë, në ‘Top 10’ e gjejnë vetën edhe Liga Premier në vendin e gjashtë me 2.84 gola për ndeshje, ndërsa pas tyre radhitet Serie A italiane në vendin e shtatë me 2.80 gola për ndeshje.

Për të ardhur keq janë pozitat e dy kampionateve të mëdha si Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 franceze, që renditen në vendin e 12 me mesatare prej 2.71 golave për ndeshje, respektivisht në vendin e 17 me 2.60 gola për ndeshje. /Telegrafi/

1.Superliga e Zvicrës         | 3.33 gola për ndeshje

2.Allsvenskan                     | 3.01 gola për ndeshje

3.La Liga                           | 2.90 gola për ndeshje

4.Norvegji Eliteserien       | 2.88 gola për ndeshje

4.Qipro 1. Lig                      | 2.88 gola për ndeshje

6.Liga Premier               | 2.84 gola për ndeshje

7.Serie A                            | 2.80 gola për ndeshje

8.Polish Ekstraklasa         | 2.79 gola për ndeshje

9.Eredivisie                         | 2.77 gola për ndeshje

10.Belgjikë 1. Lig A            | 2.74 gola për ndeshje

12.Bundesliga                 | 2.71 gola për ndeshje

17.Ligue 1                          | 2.60 gola për ndeshje

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga

"Është e mundur që ky të jetë sezoni im i fundit në Liverpool" - Salah jep sinjale largimi

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Kalo në kategori