LAJMI I FUNDIT:

Doktori pejan, Ibrahim Rexhaj, kujton dramën e para 18 viteve: Ndjehem i indinjuar si askush nuk i kujtoi ditët më të rënda për Pejën

Doktori pejan, Ibrahim Rexhaj, kujton dramën e para 18 viteve: Ndjehem i indinjuar si askush nuk i kujtoi ditët më të rënda për Pejën

Në një kthim në kohë, para 18 viteve, doktori i mirënjohur pejan, Ibrahim Rexhaj, ka rikujtuar dramën nëpër të cilin po kalonin bashkëqytetarët e tij, në ditët e tmerrit më 24, 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999.

Ai përmes një postimi  në llogarinë e tij në Facebook i ka përshkruar pothuajse deri ne detaje vrasjet, dhunën dhe deportimin e pejanëve nga qyteti i tyre nga forcat serbe.

Për më tepër ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit, duke thënë se është i zhgënjyer më “harresën kolektive” të shqiptarëve të Kosovës për këto data.


Rexhaj ka shkruar se me 28 mars të vitit 1999, Peja u zgjua në ankthin më të madh që ka ndodhur në këtë qytet sipas tij, që pas luftës së dytë botërore.

Sipas tij, “gjate tërë natës së 27 marsit nuk reshtën detonimet në të gjitha lagjet e Pejës. Më se keqi pësuan banorët e lagjes “Dardania” – ku u vranë dhe u masakruan shumë banorë të të gjitha moshave”.

“Më pas lagjja ‘Kristali’, ‘Zatra’ dhe ‘Kapeshnica’, por edhe te gjitha lagjet e qytetit. Forcat paramilitare vendore u prinin fashistëve dhe kriminelëve nga Serbia, ku pas vrasjeve, plaçkitnin çdo gjë. I largonin banorët nga shtëpia dhe i djegnin ato. Urdhëresa ishte: spastrim të tërë popullatës përtej Bjeshkëve të Nemuna. Plani ‘Patkoi – Prokletije’”, ka theksuar Rexhaj.

Duke vazhduar rrëfimin e tij, doktori pejan, tregon se “në ora 9 të mëngjesit ishin zgjatur kolona njerëzish në këmbë: të moshuar dhe paralizuar, të zbathur e zhveshur, që nuk dinin as nga të shkonin”.

“Në të gjitha anët tym i zi dhe flakët e shtëpive zvogëlonin dukshmërinë, ku dita dukej natë. Kolona me automjete e me njerëz nga drejtimi i Malit te Zi dhe nga Deçani për Shqipëri ishin të pafund. Policia me paramilitarë ndanin nga kolona njerëz me fëmijë në duar, dhe pasi i plaçkitnin, më pas i ekzekutonin. Ishte tmerr. Njerëzit ecnin, ndaleshin dhe më nuk bëzanin. Në kolonë mendoja: a është e mundur – fundi i shekullit të njëzetë. Mi përkujtonin kolonat e gjata të hebrenjve gjatë nazizmit. Askush nuk dinte se çka do bëhet me ta dhe familjet e tyre. Kaluan si kaluan në Mal të Zi dhe Shqipëri, ditën e festës së Bajramit, duke u strehuar në këto vende si mundeshin  dhe si dinin”, tregon ai.

Rexhaj kujton se “Dukagjini kallej flakë, ish – komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj së bashku me forcat e NATO-S,  na mundësuam të kthehemi prapë në qytetin e shkatërruar të Pejës: të lirë dhe kurrë më nën thundrën e serbosllavisë”.

“Ndihem i indinjuar që askund nuk lexova sot, as në portale, as nga njerëzit që udhëheqin sot komunën, por as nga kronistët qe ta përkujtojnë ditën më të rëndë për qytetarët e Pejës, dhe mortajën e quajtur Serbi, që as sot pas 18 vitesh nuk tregon se ku janë eshtrat e qytetarëve tonë. Shpejt kemi harruar. Hebrenjtë nuk harruan vendin e tyre për 2000 e me shumë vite. Historia ka treguar se një popull qe harron, i përsëritet historia”, ka theksuar ai.

Rexhaj më tutje ka thënë se “për ju nostalgjikët, ndoshta këta rreshta janë të tepërt, por për ata që ju vranë familjarët, u burgosën dhe u dërguan nëpër kampet në Serbi, këta rreshta janë një ngushëllim, se dikush si unë, por edhe shumë e shumë të tjerë nuk i kemi harruar”.

“Lavdi të gjithë martirëve pejan të atyre ditëve, nga Komuna e Pejës dhe mbarë Kosova, që ranë në altarin e lirisë. Faleminderit NATO dhe UÇK. Zoti ju bekoftë”, përfundon doktori pejan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori