LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht shoferi i ambasadës turke në Shkup

Sulmohet fizikisht shoferi i ambasadës turke në Shkup
Foto: Ilustrim

Shoferi i ambasadës turke në Shkup, O.S është sulmuar pasditën e sotme para Ministrisë së kulturës së Maqedonisë për shkak të flamurit të Turqisë në veturën zyrtare të ambasadës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit SDK, lajmi është vërtetuar nga MPB-ja. Shoferi e ka raportuar rastin në polici. Ai ka qenë i parkuar para ministrisë së lartëpërmendur dhe aty pranë ka kaluar një person i cili ka tentuar që ta heqë flamurin nga vetura me regjistrim diplomatik.

Personi ka bërtitur se këtu është Maqedoni. Pasi që nuk ka arritur ta heq flamurin, personi e ka sulmuar shoferin me grushte, e më pastaj ka ikur në drejtim të panjohur. Policia është duke punuar në zbardhjen e rastit./Telegrafi/