LAJMI I FUNDIT:

PRSD: Ndryshimi i simboleve të shtetit nuk bëhet pa votat e OBRM-PDUKM-së

PRSD: Ndryshimi i simboleve të shtetit nuk bëhet pa votat e OBRM-PDUKM-së

Përmes një kumtese dërguar mediave, Partia e re Social Demokrate (PRSD) sqaron opinionin se ndërrimi i simboleve shtetërore të Maqedonisë nuk mund të bëhet pa OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PRSD-ja i bën thirrje Gruevskit që të mos e mashtrojë opinionin pasi që për ndryshimin e simboleve shtetërore janë të nevojshme dy e treta e votave në kuvend, duke cituar kështu Nenin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë që e përcakton një shumicë të këtillë.

Prandaj, PRSD-ja kërkon nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë, të mos bien pre e mashtrimeve për ndarje apo ridefinim të shtetit./Telegrafi/