LAJMI I FUNDIT:

Reuters: NATO dhe SHBA-të, shuplakë lëvizjes së Kosovës për të krijuar ushtrinë

Reuters: NATO dhe SHBA-të, shuplakë lëvizjes së Kosovës për të krijuar ushtrinë

Kosova sinjalizoi të mërkurën se do të kthejë forcën e saj të sigurisë në një ushtri kombëtare, plan ky i kundërshtuar nga pakica etnike serbe, hap i cili mori kritika të menjëhershme nga NATO dhe mbështetësi më i madh (i Kosovës), Shtetet e Bashkuara.

Kështu e fillon një artikull agjencia e lajmeve “Reuters”, përcjell Telegrafi, e cila shton se gati dy dekada pas luftës së Kosovës, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës mbeten të tendosura dhe Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, si një krahinë të saj.


“Qeveria e Kosovës urdhëroi krijimin e një ushtrie kombëtare tre vjet më parë, por deputetët serbë thanë se do të bllokojnë ndryshimet e nevojshme në kushtetutë. Të mërkurën, parlamenti dha shenja se do të anashkalojë kundërshtimin duke përgatitur ndryshime të një ligji ekzistues që do të lejonte Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK-së) për të blerë armë të rënda, duke e kthyer atë në një ushtri”, shkruan Reuters.

E NATO, e cila ka disa 4,500 ushtarë të stacionuar në Kosovë, shton më tej Reuters, tha se plani ka ngritur shqetësime serioze.

“Unë e bëra të qartë se hapat e njëanshëm të tilla si këto janë të padobishme”, ka thënë kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë pas bisedimeve me presidentin dhe kryeministrin (e Kosovës).

Gjithashtu ky medium rikujton edhe deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë ku thuhet se miratimi i ndryshimeve në ligj “do të na detyrojë të ri-vlerësojmë bashkëpunimin dhe ndihmën tonë me forcat e sigurisë në Kosovë”.

Këto reagime të NATO-s dhe SHBA-ve, gjegjësisht shkrimin rreth këtyre reagimeve, Reuters e ka emërtuar kështu: NATO dhe SHBA-të, shuplakë lëvizjes së Kosovës për të krijuar ushtrinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Drejtësi
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Komunat
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Lajme
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Lajme
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Lajme
Kalo në kategori