LAJMI I FUNDIT:

PLD: Ivanovni nuk është i denjë për kryetar shteti

PLD: Ivanovni nuk është i denjë për kryetar shteti

Përmes një kumtese dërguar mediave, Partia Liberal-Demokratike (PLD) shpresh shqetësimin e thell për gjendjen politike dhe shoqërore në vend, pas vendimit të Gjorge Ivanovit për të mos mandatuar askë për të formuar qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si subjekt politik, PLD-ja nuk është e habitur e as e befasuar na veprimi i këtillë i kryetarit Gjorge Ivanov, i cili sipas tyre e ka humbur besueshmërinë si kryetar i shtetit.

PLD-ja konsideron se Ivanovi duhet të jep dorëheqje pasi që sipas tyre, qytetarët meritojnë një kryetar të përgjegjshëm, stabil dhe të kuptueshëm. Njiherit, PLD-ja thërret qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve dhe të mos nxitin dhunë në bazë politike, apo etnike./Telegrafi/