LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja flirton me ‘Behlulin’ para gruas së tij (Video)

Gazetarja flirton me ‘Behlulin’ para gruas së tij (Video)

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug, është vlerësuar me çmimin ‘Mashkulli i vitit’ në ceremoninë GQ Turkiye.

Derisa e gjithë vëmendja ishte tek aktori simpatik në këtë ceremoni, nuk kaloi pa u komentuar edhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer, e cila i qëndronte gjatë gjithë kohës në krah bashkëshortit të saj, transmeton syri.net.


Mirëpo, në përfundim të kësaj ceremonie, aktori dhe stilistja 30 vjeçare kanë dhuruar disa poza për aparatet e fotografëve, ndërsa më pas janë intervistuar nga gazetarja e kanalit televiziv ‘D’.

Kivanc Tatlitug dhe gruaja e tij, Basak Dizer

Gazetarja, e cila njihet si një ndër mikeshat e aktorit, gjatë gjithë kohës u tregua e pakursyer me komplimente ndaj 32-vjeçarit, ndërsa bashkëshortes së tij nuk i ndahej për asnjë moment buzëqeshja nga fytyra.

Tatlitug është një prej aktorëve më të paguar në Turqi dhe një nga më të pëlqyerit falë roleve të suksesshme në seriale televizive.

Te ne ai njihet për rolin e Behlulit në “Dashuri e Ndaluar” (Aşk-ı Memnu), Rolin e Mehmetit në “Gumus”, si edhe për angazhimin e tij në serialet “Kuzey Guney”, “Menekse ile Halil”, “Ezel” e të tjerë.

Gjatë këtij viti shfaqet në serinë e re televizive, “Cesur ve Guzel”, që i ka bërë bashkë dy nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke.

‘Behluli’ dhe ‘Elifi’ me një skenë të nxehtë në serialin e ri, bëhet hit në rrjetet sociale (Video)
Lexo po ashtu ‘Behluli’ dhe ‘Elifi’ me një skenë të nxehtë në serialin e ri, bëhet hit në rrjetet sociale (Video)

Kivanc në këtë serial luan krahas aktores Tuba Buyukustun, e njohur më së shumti për interpretimin e Elifit në serialin “Diamante dhe dashuri” (“Kara Para Aşk”). /Telegrafi/