LAJMI I FUNDIT:

City tregon forcën ndaj Bournemouthit, merr pozitën e dytë në Ligën Premier (Video)

City tregon forcën ndaj Bournemouthit, merr pozitën e dytë në Ligën Premier (Video)

Manchester City ka fituar në udhëtim ndaj Bournemouthit me rezultat 2-0.

Skuadra e Pep Guardiola është treguar e fortë ndaj Bournemouthit, duke e mposhtur në fund me rezultat 2-0 dhe duke rrëmbyer pozitën e dytë në Ligën Premier.

Pjesa e parë e takimit ishte e gjitha në të mirë të Cityt, të cilët dominuan ndeshjen, por arritën të gjejnë vetëm një gol në këtë pjesë, ndërsa humben edhe sulmuesin Gabriel Jesus, i cili u lëndua dhe lëshoi fushën në minutën e 15.


Jesus duke u larguar i lënduar nga fusha!

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga Raheem Sterling, i cili u tregua i saktë nga afërsia duke shënuar për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Sterling festoi golin së bashku me De Bruynen

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Cityt, të cilët edhe sulmonin për të dyfishuar epërsinë, por edhe menaxhonin lojën.

Goli i dytë i ndeshjes për Cityt u shënua nga Sergio Aguero, i cili erdhi si zëvendësues i Jesusit dhe shënoi në minutën e 69 të ndeshjes.

Festa e Agueros pas rikthimit te goli!

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dy skuadrat, por portat mbetet të paprekura, duke përfunduar ndeshja me fitoren e Cityt me rezultat 2-0.

Kjo fitore e ngrit Cityn në vend të dytë me 52 pikë apo tetë më pak se lideri Chelsea, ndërsa Bournemouthi renditet në vendin e 14 me 26 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SmTQ5FF82WI

https://www.youtube.com/watch?v=PYICvPkZ_ow