Njëzet vite më parë Tom Stranger kishte përdhunuar Thordis Elva, kurse tani përdhunuesi dhe viktima janë takuar ballë përballë gjatë një emisioni televiziv.
Thordis ishte vetëm 16-vjeçe, kur i dashuri i saj i atëhershëm Tom e kishte sulmuar seksualisht. Përdhunimi kishte ndodhur në vitin 1996 në shtëpinë e saj, pasi që Tom kishte qenë shoqëruesi i saj në ballon e Krishtlindjeve të organizuar në kuadër të shkollës, transmeton Telegrafi.
Duke kujtuar përvojën traumatike, Thordis ka shpjeguar para kamerave se deri në ato momente kishte menduar se lidhja e tyre ishte si në përralla, dhe se Tom është heroi i saj i cili me butësi do ta shtrij në shtrat. Por kjo përrallë u kthye në tmerr, kur Tom filloi dhunshëm ta zhvesh.
“Koka ime e kishte të qartë se çfarë po ndodh, por trupi im ishte shumë i dobët për tu mbrojtur. Dhimbja ka qenë e tmerrshme. Më është dukur sikur dikush më ka shqyer në dy pjesë. Por duke u frikësuar se do të çmenden nga terrori që e përjetova, fillova të numëroj sekondat. Prej atëherë e di se dy orë i kanë saktësisht 7.200 sekonda”, ka thënë Thordis.
Tom, asokohe student nga Australia, ka deklaruar se asokohe këtë veprim nuk e kishte konsideruar si përdhunim.
“Nuk më kujtohen mirë detajet. Kam qenë nën ndikim të alkoolit, nuk e kam ditur se çfarë po bëja”, ka shtuar Tom, transmeton Telegrafi.
Disa ditë më vonë dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, kurse Tom u rikthye në vendlindjen e tij në Australi. Ndërkaq, Thordis thotë se i është dashur të kalojë një kohë e gjatë që ta kuptojë se ajo çfarë kishte ndodhur me të ka qenë përdhunim.
“Jam rritur në një botë ku më është thënë se, ato vajza që janë përdhunuar u kanë dhënë ndonjë shkas meshkujve ta bëjnë atë. Ndoshta fustani i tyre ka qenë shumë i shkurtër, apo buzëqeshja ishte tepër provokuese ose kanë konsumuar në masë të madhe alkool. Por fatkeqësisht që të gjitha këto i kamë bërë, dhe mendoja se faji ishte i imi”, ka shtuar Thordis.
Nëntë vite më vonë, në prag të thyerjes nervore, Thordis i kishte shkruar një letër Tomit. Dhe kështu filluan të mbajnë kontakte, dhe 16 vite pas ngjarjes së tmerrshme janë pajtuar që sërish të takohen. Vendtakimi ka qenë Cape Town në Afrikë.
“Për vite të tëra dëshiroja ta lëndoja Tomin ashtu siç më kishte lënduar ai mua. Por e mira ka triumfuar në fund… Ekziston shpresa pas përdhunimit”, ka shtuar ajo.
Përdhunuesi dhe viktima e tij së fundmi kanë shkruar një libër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hajdutja më qesharake në Kili – pantallonat i mbesin në gardh, shikoni si mundohet të maskohet
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak – tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3