LAJMI I FUNDIT:

LSDM-ja do të ngrit padi penale kundër ministrave të OBRM-PDUKM-së të cilët janë edhe deputetë

LSDM-ja do të ngrit padi penale kundër ministrave të OBRM-PDUKM-së të cilët janë edhe deputetë

LSDM-ja do të ngrit padi penale kundër ministrave të OBRM-PDUKM-së të cilët janë edhe deputetë dhe të cilët kanë paraqitur dy lista anketuese për gjendjen e pronësisë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), një si deputetë dhe një si ministër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është vepër penale dhe për këtë arsye kundër tyre kemi ngritur padi penale dhe presim gjithë institucionet kompetente të reagojnë. Emil Dimitriev ka paraqitur dy lista anketuese, një si kryeministër dhe një si deputetë, Elizabeta Kançeska-Milevska gjithashtu një si ministre një si deputete”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, në konferencën e sotme për shtyp.

Ai gjithashtu tha se më skandaloze është fakti se nuk ka reaguar Komisioni për Antikorrupsion./Telegrafi/