LAJMI I FUNDIT:

Ligue 1 vendos rekord të brendshëm për afatin kalimtar të janarit

Ligue 1 vendos rekord të brendshëm për afatin kalimtar të janarit

Klubet e futbollit zakonisht ndërhyjnë në tregun e transferimeve të janarit për të plotësuar më mirë skuadrën dhe jo për të bërë blerje me një kosto të lartë.

Por, në Francë duket se ka ndodhur e kundërta, me Paris Saint-Germain, Marseille e Lyon që u shfaqën shumë aktive. Në total skuadrat e Ligue 1 shpenzuan në afatin kalimtar të janarit 164.5 milionë euro, shifër që nuk është parë ndonjëherë në ligën elitare franceze në këtë periudhë.

Padyshim skuadra kampione në këtë pikë është Paris Saint Germain. Skuadra pariziene gjatë këtyre ditëve u përforcua me Julian Draxler duke paguar për të 40 milionë euro dhe me portugezin Guedes për të cilin e pagoi Benficas plot 30 milionë euro, transmeton TCh.


Marseille nuk qëndroi aspak duarkryq. Nën drejtimin e pronarit të ri amerikanit Mccourt skuadra e Rudy Garcias i shtoi radhët e saj me Patrice Evra e marrë me parametra zero nga Juventus, Dimitry Payet për të cilin u shpenzuan 30 milionë euro dhe Sanson për të cilin derdhi në arkat e Monpellier nëntë milionë euro.

Lyoni, që kaloi 20% të kapitalit të tij te biznesmenët kinezë u kundërpërgjigjën me Memphis Depay pasi i pagoi Manchester United 18 milionë euro.

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori