LAJMI I FUNDIT:

Muja: Për mosfunksionim të dialogut, fajtore edhe BE-ja

Muja: Për mosfunksionim të dialogut, fajtore edhe BE-ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka thënë se qëndrimi i tij, por edhe i partisë është që të zhvillohen mundësitë e dialogut, por edhe të precizohen ato, me qëllim që të kuptohet se çka përfiton Kosova nga ky dialog me shtetin fqinj, Serbinë.

“Për çdo mosfunksionim të dialogut, duhet të jetë fajtor edhe BE se është një ndihmues i dialogut dhe nëse kemi aspirata që të jemi pjesë e BE-së, nuk mund t’i jepet dikujt karota e dikujt shkopi. Serbia duhet ta ketë qartë që Kosova do të përdorë të gjithë mekanizmat për të ruajtur sovranitetin”, tha Muja në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Mendoj se në një mënyrë BE është kushtëzuar dhe “pilafi nuk mban më ujë” dhe ne duhet të shkojmë shumë saktë në çdo pikë të dialogut, dhe jo vetëm të shkojmë në dialog dhe të themi se nesër do të implentohet. Dialogun duhet ta përkrahim por edhe ta monitorojmë, por duhet të ketë edhe një transparencë edhe për publikun, por edhe për ne si deputetë”, tha ai.

Muja tutje ka folur edhe për pjesëmarrjen e presidnetiti serb Tomislav Nikoliq në këtë round të dialogut.

“Shkuarja e Nikoliqit është një mënyrë që më faji të mos mbetet vetëm te Vuçiqi. Nikoliqi nuk mund të hedhë topin më, dhe duhet ta pranojë se Kosova është shtet i pavarur e nëse kanë opsione tjera që ne nuk i dimë, ne do të qëndrojmë në Kosovë dhe do të mbrojmë me çdo kusht”, tha deputeti Muj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori