LAJMI I FUNDIT:

Johan Tarçullovski deputeti i vetëm në Maqedoni i cili është dënuar për krime ndaj njerëzimit

Johan Tarçullovski deputeti i vetëm në Maqedoni i cili është dënuar për krime ndaj njerëzimit

Johan Tarçullovski është deputeti i vetëm në Ballkan, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit. Por kjo nuk ka penguar OBRM-PDUKM-në që ta vendos në Parlament dhe pa asnjë ndjenjë faji. Deputetët shqiptar nga Besa dhe LR-PDSH dje në Parlament kërkuan që atij të mos i verifikohet mandati por, Trajko Veljanovski tha se nuk ka mundësi të tillë ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Profesori i juridikut Osman Kadriu për televizionin Shenja tha se në Kodin Penal të Maqedonisë qartë theksohet se nuk mund të relativizohet ose mohohet krimi kundër njerëzimit. Duke pasur parasysh se Tarçullovski është i dënuar nga Tribunali i Hagës, institucion ky i cili gjykon krimet e luftës në Ballkan, atij nuk mund ti lejohet të ushtrojë postin e deputetit pasi kështu do amnistoheshin veprat kundër njerëzimit për të cilat parashikohen edhe dënime me burg.


Sipas Kodit Penal, askush nuk guxon ti amnistojë, ti mohojë apo ti minimizojë veprat kundër njerëzimit. Dënime me të paktën 4 vjet burg parashikohen për ata që publikisht i mohojnë veprat kundër njerëzimit me qëllim që të nxisin urrejtje, diskriminim ose dhunë ndaj një personi ose grupi etnik, fetar ose racor.

Tarçullovski është personi i vetëm pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001 i cili si pjesëtar i forcave të sigurisë  është dënuar për krime lufte. Ai u dënua për vrasjen e 7 civilëve dhe djegien e 14 shtëpive të shqiptarëve në Luboten./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori