LAJMI I FUNDIT:

FICG dënon Lulicin për komentet raciste ndaj Rudiger, por dënimi është qesharak

FICG dënon Lulicin për komentet raciste ndaj Rudiger, por dënimi është qesharak

Mbrojtësit të Lazios, Senad Lulic, i është dhënë një ndalim 20-ditor për komentet raciste rreth Antonio Rudiger, por ky dënim përfshin pushimin dimëror.

Futbollisti boshnjak bëri deklarata ofenduese në disa intervista në televizione pas ndeshjes në ‘Derby della Capitale’ ndaj Romës më 4 dhjetor.


“Rudiger ka shitur çorape dhe rripa në Shtutgart deri dy vjet më parë, tani ai vepron sikurse është një fenomen”, kishte thënë Lulic.

Lulic tregohet racist: Rudiger ka shitur çorape e rripa në Shtutgart
Lexo po ashtu Lulic tregohet racist: Rudiger ka shitur çorape e rripa në Shtutgart

Kjo është bazuar në stereotipin racist të njerëzve afrikan si shitës rrugësh në Evropë, por Rudiger ishte lindur dhe rritur në Gjermani, duke luajtur në Bundesligë me Shtutgarti dhe tashmë një kohë edhe reprezentues i kombëtares.

FIGC kishte filluar një hetim, ku Lulic nuk pranonte fajësinë, kështu që u gjobit me shifrën prej 10,000 euro dhe u dënua me një ndalim 20 ditor.

Lulic e shan shqip Canën në formë shakaje (Foto)
Lexo po ashtu Lulic e shan shqip Canën në formë shakaje (Foto)

Megjithatë, kjo përfshin pushimin dimëror, kështu që në realitet Lulic do të humbasë vetëm një ndeshjes të Serie A, atë kundër Crotones, kjo për shkak se ndalimi u njoftua një ditë pas ndeshjes së fundit të Lazio në vitit 2016.

Duket se arsyeja për lehtësimin e dënimit është se komentet u trajtuan si “të dëmshme dhe fyese” dhe jo në mënyrë specifike si “raciste dhe diskriminuese”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori