LAJMI I FUNDIT:

Stefanoviq: Sillni para drejtësisë autorët e krimeve kundër serbëve në Kosovë

Stefanoviq: Sillni para drejtësisë autorët e krimeve kundër serbëve në Kosovë

Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministër i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq gjatë një takimi që pati sot me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman tha se “kjo gjykatë  pritet të mbledhë prova të mjaftueshme për të ndjekur dhe për të sjellë para drejtësisë të gjithë autorët e krimeve kundër serbëve, dhe etnive të tjera në Kosovë”.

“Është shumë e rëndësishme për të mbrojtur dëshmitarët e mundshëm, duke marrë parasysh ndikimin e individëve të fuqishëm të cilët mund të ngadalësojë ose të jenë një pengesë në sjelljen e autorëve para drejtësisë”, ka thënë Stefanoviq, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.


Ministri tha se për shkak të kalimit të kohës dhe shkatërrimit të mundshëm të provave, është e nevojshme për t’iu qasur me seriozitet zgjidhjes së të gjitha krimeve dhe ka shprehur pritshmërinë se autorët e krimeve më të rënda, si në rastin e “Shtëpinë së Verdhë”, do të ndiqen penalisht, pa përjashtim.

Ndërkaq, Schwendiman tha se ai ishte i vetëdijshëm se ai ka një detyrë të vështirë dhe do të bëj çmos për punën e mëparshme në hetimet e aktakuzave konkrete, thuhet në një njoftim të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.