Super truk si t’i lani xhaketat dhe palltot në shtëpi dhe të kurseni para
Palltot e leshta, xhaketat nga lëkura artificiale dhe të mbushura me pendla apo me poliester mund t’i lani edhe në shtëpi në rrobalarësen tuaj.
Rregulla e parë e saj është që palltot patjetër duhet të pastrohen së paku një herë në vit, transmeton Telegrafi.
– Parfumet dhe vajrat nga flokët tuaj kalojnë në xhaketa dhe në pallto, por mund të tërheqin edhe insekte të cilat i dëmtojnë, thotë bashkëpronarja e punëtorisë së pastrimit eko-kimik, Lindsey Boyd.
Boyd ka zbuluar se si të lahen të gjitha llojet e xhaketave dhe palltove, por ka tërhequr vërejtjen që kimikisht patjetër duhet të pastrohen lëkura, lëkura e drerit dhe gëzofi.
Gjithashtu, nëse në palltot dhe xhaketat tuaja shkruan “dry celan only”, atëherë lani ekskluzivisht në punëtori pastrimi.
Xhaketat e mbushura (me pendla, poliester)
Xhaketat e mbushura lani në programe të veçanta (të ndjeshme) të rrobalarëses dhe në temperaturë të ulët në tharëse rrobash, e cila lejohet.
Në tharëse qitni toptha tenisi apo toptha të cilët do të pengojnë krijimin e gungave në pesën e mbushur të xhaketës.
Palltot e leshta
Fusni në lavatriçe dhe lani në programin e larjes së rrobave të leshta, rrobave shumë të ndjeshme apo të rrobave që lahen me dorë.
Uji në atë cikël patjetër duhet të jetë i ftohtë apo i vakët, andaj zgjidhni temperaturën më të ulët të cilën mundeni. Thani në varëse.
– Mos i fusni palltot e leshta në tharëse rrobash sepse do të tkurren (do të mblidhen). Centrifuga e përshtatur duhet t’i nxjerrë tepricën e ujit.
Në qoftë se edhe pas larjes nga palltoja pikë ujë – shtrijeni një peshqir të madh, vendoseni pallton në të dhe mbështilleni duke e rrotulluar në peshqir. Butësisht shtrëngojeni peshqirin që të kullojë tepricën e ujit. Kur ta bëni këtë, vareni në varëse.
Lëkura artificiale
Madje edhe pallton tuaj me lesh të fryrë brenda me lëkurë të vrazhdë artificiale mund ta lani në rrobalarëse. Lajeni në programin e caktuar për këto lloje rrobash, por mos i thani në makinë tharëse.
Pasi që të thahet plotësisht është mirë që palltos suaj të fryrë t’ia përkushtoni një tretman me avull në mënyrë që lëkura të duket e bukur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kujdesi për gardalinat
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!
Çfarë do të thotë nëse ajo qan pas seksit
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur