Paguhen gati pesë herë më shumë se punëtorët e tjerë, por mezi e përballuan një seancë që zgjati 14 orë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës duket se nuk janë mësuar të rrinë ulur për aq gjatë, sikur të premten deri pas mesnate.
Megjithatë, një orar i tillë për punëtorët e sektorëve tjerë në Kosovë thuajse është i përditshëm. Sidomos për ata që punojnë në ndërtimtari e që paguhen më pakë se 250 euro në muaj, shkruan Gazeta Fjala.
Sipas një publikimi që ka bërë Instituti për Studime të Avancuara (GAP), paga mesatare e 213 të punësuarve në Kuvendin e Kosovës është 1 mijë e 535 euro, ndërsa mesatarja për tërë Kosovën llogaritet të jetë rreth 360 euro.
Por më të paguar se këta janë zyrtarët që punojnë në Autoritetin e Aviacionit Civil. Ata marrin, 1 mijë e 923 euro çdo muaj, derisa në vit për pagat dhe mëditjet e 32 të punësuarve në këtë institucion, nga taksat e qytetarëve shpenzohen 622 mijë e 980 eurove.
GAP, ka gjetur se 1 mijë e 307 euro pagë mujore, i marrin 37 të punësuarit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ndërkohë, 752 mijë e 691 euro është shuma vjetore që marrin për paga e mëditje në vit.
Në Presidencë, paga më e vogël se në BQK
Pagë të majme marrin edhe 49 të punësuarit në Bankën Qendrore të Kosovës. Gazeta Fjala, bazuar në të dhënat e GAP, shkruan se ata paguhen 1 mijë e 254 euro, mesatarisht gjatë një muaji, përderisa 917 mijë e 678 euro i marrin në baza vjetore.
As në Zyrën e Rregullatorit për Energji, pagat nuk duket të jenë të vogla. 1 mijë e 218 euro, është paga mesatare që marrin 33 të punësuarit në ZRRE.
Në Universitetin e Prishtinës, paga mesatare mujore, është 1 mijë e 62 euro, duke iu referuar të dhënave që GAP ka nxjerrë. 1960 persona janë të punësuar aty, derisa 20 milionë e 584 mijë e 860 euro, është shuma për paga dhe mëditje që ky institucion merr cdo vit nga buxheti i shtetit.
Edhe në zyrën e Presidentit, pagë mesatare mujore prej 1 mijë eurove, marrin 56 të punësuar.
Ndërkaq, 51 të punësuarit në Institucionin e Avokatit të Popullit, marrin pagë mesatare mujore 946 euro, derisa 601 mijë e 535 euro, është shuma për paga e mëditje çdo vit.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, i ka të punësuar 82 persona të cilët marrin 814 euro, pagë mesatare në muaj, ndërsa 827 euro, është paga mujore mesatare në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Paga të vogla për ndarësit e drejtësisë
Për dallim nga ata të cilët ka për obligim ti hetoj, sipas raportit të GAP, Agjencia Kundër Korrupsionit, i ka të punësuar 40 persona të cilët paguhen mesatarisht 781 euro në muaj.
E në Këshillin Prokurorial të Kosovës, paga mesatare mujore është edhe më e vogël, 749 euro, ku janë të punësuar 435 persona, përderisa në Gjykatën e tenderëve, sic njihet Organi Shqyrtues i Prokurimit, marrin pagë mesatare 734 euro.
Më shumë paguhen, sipas hulumtimit të GAP-it, të punësuarit në Komisionin e Pavarur për Media, mesatarisht 736 euro në muaj.
Ndërkaq, 726 euro marrin pagë mujore mesatare, 88 të punësuarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, apo gati 100 euro më shumë se ata që punojnë në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
Këtu paga mesatare është 685 euro në muaj, apo 5 euro më e lartë se në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, paga mesatare është 632 euro, ku janë të punësuar 159 persona.
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, e ka pagën mesatare 565 euro, të punësuar janë 11 persona, ndërsa 20 të punësuarit në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i marrin mesatarisht nga 542 euro në muaj.
E në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore, paga mesatare thuhet të jetë 500 euro, derisa të dhënat e GAP, tregojnë se Agjencia Kosovare e Pronës, e ka pagën mesatare mujore më të ulët. 469 euro, është paga që marrin 242 të punësuarit në AKP, por 1 milion e 187 mijë e 401 euro, janë shpenzimet vjetore të këtij institucioni për paga e mëditje./GazetaFjala/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-380x233.jpg)
Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës
![Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Untitled-380x233.png)
Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar
![Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Glauk-Konjufca-deklarate-foto-Ridvan-Slivova-1-380x233.jpg)
Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë
![MSH anulon listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/arben-vitia-380x233.png)
MSH anulon listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime
![Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/saranda-380x233.jpg)
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/77-380x233.png)
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-16-234305-380x233.png)
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
![Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/zvicraa-1212-380x233.jpg)
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
![Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/received_3780016698894855.jpeg)
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
![UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/277e61be-e600-4d3e-9acf-37a15a3ed825.jpeg)
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë