LAJMI I FUNDIT:

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Muaji qershor e ka gjetur Sarandën duke pritur qindra-mijëra turistë nga mbarë bota.

Plazhet me ujëra të pastra të Sarandës mbeten një nga arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin qytetin bregdetar.

Këtë fillim sezoni turistët duken më të prirur për të kursyer para kur vjen puna tek plazhi, duke shfrytëzuar plazhet publike.


“Vendi është shumë i pastër, vend për plazh ka, është shumë i hapur, uji është shumë i mirë. Shezlongu është 15€ -20€. Ne jemi nga Bostoni, por kemi shtëpi në Përmet.”

“Është shumë bukur nuk kam asgjë negative për të thënë është perfekt. Aktualisht ka mjaftueshëm hapësirë, ndoshta më vonë në fund të korrik do të jetë i mbushur por tani ka hapësirë. “

Për këtë pushuese nordike, Saranda është një nga vendet më të bukura që ka vizituar. Teksa ka vendosur të pushoj në plazh publik , thotë se  pastërtia nuk është në nivelet e duhura.

“Është një nga vendet me te mira ne ketë kohe te plazhit, jemi prej disa ditësh këtu dhe po me pëlqen shume, me pëlqen plazhi, e di qe pak me vone do te jete plot me turiste kështu qe ne po e shijojnë këtë kohe sepse ka hapësire mjaftueshëm. Dje ishte kohe me re nuk kishte shume njerëz por plazhi duhet te jete pak me i pastër dhe çfarë me beri përshtypje është që ka shume qen neper rruge dhe plazh, me beri përshtypje sepse ne Norvegji nuk ma qen ne rruge.”

Rritja e temperaturave ditët e fundit ka filluar të mbushi plazhet e Sarandës me turist dhe jo vetëm./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

Drejtësi
Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Lajme
Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Elfije Boletini
Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman

Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman

Lajme
Deputetët e LVV-së thonë se shumë shpejt do të hapet Ura e Ibrit, por nuk tregojnë datën

Deputetët e LVV-së thonë se shumë shpejt do të hapet Ura e Ibrit, por nuk tregojnë datën

Lajme
Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

Lajme
Kalo në kategori