LAJMI I FUNDIT:

Daka: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Daka: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje, ato do të monitorohen edhe nga anëtarë të shteteve tjera, pjesë e Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë, pasi tashmë KQZ-ja është pjesë e këtij institucioni.

Ndonëse asgjë nuk ka konkrete në planin politik, mosvotimi i Demarkacionit dhe Asociacionit të Komunave Serbe ka shtuar zërat se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo e vazhdueshme e partive opozitare.


Në këtë situatë, në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, nëse ato mund të kërkohen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, apo në rast të shpërbërjes së Kuvendit.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, në një intervistë për “Zërin” ka folur për përgatitjet e këtij institucioni, në rast të kërkesës për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Daka ka thënë se nëse kërkohen zgjedhje, do të ketë “ilaç” edhe për problemet që ishin shfaqur në zgjedhjet e fundit, siç janë ndër të tjera edhe defektet në listat e zgjedhësve.

Ajo, po ashtu, ka folur për aspiratat e KQZ-së, në këtë kontest edhe anëtarësimin në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë, që mund të jenë vëzhgues të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë.  /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori