LAJMI I FUNDIT:

‘Serie A me 10 skuadra’

‘Serie A me 10 skuadra’

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron të shohë një Ligë të Kampionëve të reformuar dhe jo më shumë se 10 skuadra në Serie A.

Reformat e propozuara në Ligën e Kampionëve do të shihnin Italinë të marrë automatikisht katër ekipe në fazën e grupeve, por shefi i Napolit ka diçka të ndryshme në mendje.

“Unë jam kundërshtar me reformën e Ligës së Kampionëve pasi ka qenë e projektuar”, ka thënë De Laurentiis për Calcio e Finanza, transmeton Telegrafi.


Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)
Lexo po ashtu Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

“Përkundrazi, ne duhet të bëjmë një Ligë me 30 ekipe nga top-pesë Federatat në Evropë. Kjo do të thotë zvogëlimin e numrit të skuadrave në Ligën Italiane, por të jem i sinqertë, unë mendoj se liga italiane duhet të ketë jo më shumë se 10 ekipe”.

“Në Formula 1, pjesa tjetër nuk i përdorin makinat nga Formula 2 ose Formula 3, kështu që është e drejtë që Serie A duhet të ketë vetëm ekipe të cilat janë financiarisht të qëndrueshme, me stadiume të mira dhe me një numër të mjaftueshëm të tifozëve”, përfundoi presidenti kontrovers i Napolit. /Telegrafi/

de laurentiis