LAJMI I FUNDIT:

ISIS qëllon me mitraloz “spiunin” e lidhur për shtylle elektrike, të cilit më pas ia prenë kokën (Foto/Video, +18)

ISIS qëllon me mitraloz “spiunin” e lidhur për shtylle elektrike, të cilit më pas ia prenë kokën (Foto/Video, +18)

Organizata terroriste ISIS ka publikuar një video tjetër të tmerrshme propaganduese, ku shfaq kinse një spiun i lidhur për shtylle elektrike, i cili në mënyrë brutale ekzekutohet nga xhihadistët e kësaj organizate, raporton Daily Mail.

Në video shihet një burrë i lidhur për shtylle i cili qëllohet me mitraloz të kalibrit të madh, të cilit më pas i prehet koka nga fraksioni radikal shia, transmeton Telegrafi.

Besohet se ky burrë është ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme, për faktin se nuk ka pranuar ti nënshtrohet rregullave të Shtetit Islamik, të cilët më pas e shpallën spiun.


Sipas ueb-faqes Heavy.com, videoja e titulluar “So Take Warning” besohet se është filmuar në Aleppo të Sirisë, ku vazhdojnë të zhvillohen luftëra të ashpra. /Telegrafi/

4

3

2

5