LAJMI I FUNDIT:

Arratisje spektakolare nga rajoni i policisë, 25 vjeçari këput prangat (Video)

Arratisje spektakolare nga rajoni i policisë, 25 vjeçari këput prangat (Video)

Një 25 vjeçar është bërë protagonist i një arratisje spektakolare nga një rajon policie në Las Vegas të premten e kaluar.

Alonso Perez, një i dyshuar për vrasje, ishte i mbyllur në një dhomë ku do të merrej në pyetje, ndërsa ishte i prangosur.

Nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, duket mënyra që ka përdorur 25 vjeçari për t’u arratisur.

Alonso Perez ka arritur të këpus prangat, ku njëra prej të cilave ishte e vendosur në një ganxhë në një tavolinë të palëvizshme, ndërsa tjetra në dorën e tij. Ai ka përdredhur me forcë deri në atë pikë sa i ka këputur.

Më pas, personi i akuzuar për vrasje është ngjitur në një karrige dhe ka arritur përmes tavanit të dalë nga dhoma ku po qëndronte. 25-vjeçari dhe pse i lidhur me zinxhirë në këmbë arriti të vjedh një kamion në ambientet e rajonit të policisë dhe me të të arratiset. Kamioni u gjet më pas disa kilometra larg Las Vegasit i braktisur.

Megjithatë, arratisja e Alonso Perez, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 30 vjeçarit Mohammed Robinson, nuk ka zgjatur shumë, pasi këtë të martë ai është riarrestuar nga policia. Tashmë, përveç akuzave për vrasje mbi 25 vjeçarin do të shtohet edhe ajo e arratisjes, transmeton Top Channel.

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Botë

"Ushtria e dronëve" të Ukrainës ka komandantin e saj

Botë
Gjermania pret

Gjermania pret "konferencën e rimëkëmbjes" për Ukrainën - zbulohen detajet rreth saj

Botë
Publikohen pamjet e momentit dramatik kur ushtarët izraelitë 'bastisin ndërtesën e Hamasit' dhe shpëtojnë pengjet

Publikohen pamjet e momentit dramatik kur ushtarët izraelitë 'bastisin ndërtesën e Hamasit' dhe shpëtojnë pengjet

Botë
Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Botë
Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Botë
Kalo në kategori