LAJMI I FUNDIT:

Tetë lojtarët e Real Madridit që refuzuan ofertat e klubeve tjera gjatë verës

Tetë lojtarët e Real Madridit që refuzuan ofertat e klubeve tjera gjatë verës

Pothuajse për çdo futbollist kishte momente dyshimi në këtë afat kalimtar të verës, por së fundmi, të gjithë lojtarët e Real Madridit vendosën të qëndronin në kryeqytetin Spanjoll dhe të jenë gati për sezonin 2016/17.

Fakti që ishte skuadra që fitoi Ligën e Kampionëve, Real Madridi ka në përbërje lojtarë yje me kualitete të larta që tërheqin shumë klube nga e gjithë Evropa.

Kështu për shembull, klubet nga Liga Premier, gjithashtu, Bayern Munich dhe Juventus, tentuan t’ia rrëmbenin madrilenëve lojtarët si Raphael Varane, Toni Kroos, Casemiro, Alvaro Morata, James Rodriguez, Luka Modric, Mariano dhe Isco.


Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth transferimeve
Lexo po ashtu Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Madrilenët nuk ishin të tërhequr nga këta oferta, edhe pse ato nuk ishin konkrete, por vetëm telefonata dhe diskutime ndërmjet klubeve dhe agjentëve si dhe ndërmjetësuesve tjerë.

Varane dhe Kroos ishin subjekt i një diskutimi më serioz, me Jose Mourinhon që ishte i interesuar të sillte në Old Trafford mbrojtësin Francez, teksa Pep Guardiola ishte i vendosur të sillte në Manchester City mesfushorin Gjerman, por fituesi i Kupës së Botës i shpjegoi ish-trajnerit të tij përkushtimin ndaj Real Madridit.

Bayern dhe Chelsea ishin të interesuara për të nënshkruar me Modric, por mesfushori Kroat është përshtatur me jetën në Spanjë dhe shijon futbollin e tij. Ai refuzoi të gjitha ofertat dhe është në prag të rinovimit.

Casemiro, mesfushori defenziv që ofron ekuilibrin për skuadrën, kapi vëmendjen e disa skuadrave në Premier League, por preferoi të vazhdonte karrierën e tij në Real Madrid.

Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Real Madridit
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Real Madridit

Shumë njerëz prisnin që Real Madridi të shiste Moratan në mënyrë që të përfitonte nga aktivizimi i klauzolës së ri-blerjes nga Juventus, por Zinedine Zidane zgjodhi të mbaje sulmuesin Spanjoll në Santiago Bernabeu, pavarësisht tentimeve të Antonio Contes për ta sjell atë në Stamfod Bridge.

James ndoshta ishte më afër për t’u larguar, teksa u bind që largimi i tij nga Real Madridi do të ishte më e mira për karrierën e tij, por me udhëtimin në Amerikë për Copa Centenario, ai ndryshoi mendje dhe vendosi të qëndronte.

Isco poashtu ishte pranë Juventus, teksa Tottenham Hotspur qëndronte gati për të bërë një lëvizje për Spanjollin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por hoqën dorë falë edhe shumë së lartë të kartonit të tij.

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Kalo në kategori