LAJMI I FUNDIT:

Kosovës nuk i duhen edhe aq Behrami, Shaqiri, Xhaka dhe Tarashaj, pasi në vitet e fundit i ka prodhuar këta lojtarë (Foto)

Kosovës nuk i duhen edhe aq Behrami, Shaqiri, Xhaka dhe Tarashaj, pasi në vitet e fundit i ka prodhuar këta lojtarë (Foto)

Kosova njihet si djep i talenteve të futbollit, ndërsa në vitet e fundit ka prodhuar disa futbollistë të hatashëm edhe për kundër kushteve të vështira.

Me mungesë të fushave dhe kushteve shumë lojtarë nuk arritën të shpërthejnë jashtë Kosovës, por ka edhe nga ata që kanë dalë nga ‘lloçi’ i Kosovës dhe po korrin suksese.

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës flet për mosardhjen e lojtarëve
Lexo po ashtu Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës flet për mosardhjen e lojtarëve

Krenaria më e madhe e Kosovës është aktualisht portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili nga 2 Korriku kishte kaluar në Kalmar për tu bërë pjesë e Lazios në Serie A, shkruan Telegrafi.


Etrit+Berisha

Në mbrojtje kemi dy futbollistë që luajnë në Kroaci. Bëhet fjalë për kapitenin e RNK Split, Amir Rrahmanin dhe mbrojtësin e Hajdukut, Ardijan Ismjali. Me ta në mbrojtje është edhe ish mbrojtësi i Orebros, tani i Flamurtarit, Ilir Berisha.

rrahmani 2

Mesfusha ka shumë fantazi, por edhe muskuj.

Zvicra ka publikuar listën ku mungon një lojtar i madh nga Kosova
Lexo po ashtu Zvicra ka publikuar listën ku mungon një lojtar i madh nga Kosova

Dy djelmoshat e ri që po shkëlqejnë në kampionatin shqiptar , Argjend Malaj dhe Ylber Ramadani kanë dalë nga futbolli i Kosovës.

Milot Rashica

Më të avancuar janë Liridon Latifi, Bernard Berisha dhe Milot Rashica. Latifi është 22 vjeç dhe është afër transferimit te nënkampioni i Rusisë, Rostov. Berisha luan me Anzhin, ndërsa Milot Rashica me Vitessen.

berishaa

Në sulm janë dy gjigantë. Ish sulmuesi i Besës së Pejës, Fatos Beqiraj që luan me Dinamo Moskën dhe ish sulmuesi i Lirisë, Vedat Muriqi, që luan me Genclerbirligin.

vedat muriqi

Trajner pa dyshim do të ishte Besnik Hasi i cili karrierën si futbollistë e ka filluar në Kosovë te Vëllaznimi.

Besnik-Hasi

Eros Grezda, Leonit Abazi, Enis Gavazaj, Bajram Jashanica e Rron Broja janë po ashtu emra që kanë dalë nga futbolli i Kosovës.

Këta janë disa nga emrat e futbollistëve që kanë luajtur me skuadra nga Kosova për tu bashkuar pastaj me ato jashtë vendit./Telegrafi/

FORMACIONI I KOSOVES

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori