LAJMI I FUNDIT:

Alba Çobaj, pjesë e tërmetit në Itali (Foto)

Alba Çobaj, pjesë e tërmetit në Itali (Foto)

Frikë, tmerr dhe panik i ka zënë të gjithë banorët e Italisë Qendrore ditën e sotme prej tërmetit 6.2 ballë të regjistruar në ditën e sotme.

Jo pak të dhimbshme kanë qenë orët e fundit edhe për ish-konkurrenten e Big Brother, Alba Ҫobaj, e cila, ka qenë pranë zonave të prekura nga tërmeti në Itali ditën e sotme (Rimini, Emilia-Romagna).


Në një postim në profilin e saj në Facebook, Alba ka treguar se kanë qenë më shumë se 18 lëkundje të frikshme ato që i kanë shtuar panikun jo vetëm asaj, por të gjithë Italisë. Siҫ shkruan ajo, lëkundjet e forta janë ndier kudo në Itali qysh në orët e para të mëngjesit dhe e gjithë nata ka qenë nën panik dhe e frikshme.

“18 tërmete deri tani rresht sigurisht nuk janë asgjë para atij 6 balle që shembi shtëpi e vrau njerëz dhe na bëri të ndjenim rrezik për jetën! Në këto raste e kupton që jemi totalisht të pafuqishëm para këtyre gjërave! Thanx God we are alive”, ka shkruar ish-banorja e Big Brother.

alba