LAJMI I FUNDIT:

Gjykata administrative shfuqizoi 20 vendime të lustracionit në Maqedoni

Gjykata administrative shfuqizoi 20 vendime të lustracionit në Maqedoni

Gjykata administrative ka shfuqizuar 20 vendime të lustracionit për personat për të cilët Komisioni për verifikim të fakteve vërtetoi se kanë bashkëpunuar me shërbime të huaja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, kryetari i komisionit, Tome Axhiev deklaroi për gazetën ”Dnevnik” se vendimi i kësaj gjykate është ”puç në lustrimin e Maqedonisë”.


SIpas tij, Gjykata administrative ka bërë interpretim të gabuar të dispozitave ligjore.

Komisioni për lustrim do të ankimojë, kurse instanca më e lartë gjyqësore duhet të deklarohet për këto raste deri më 1 shtator të vitit 2017, deri kur punon ky komision./Telegrafi/