A e ka financuar John Lennon IRA-n? A e ka përdorur presidenti Richard Nixon LSD-në? A kanë marrë pjesë bashkë Frank Sinatra dhe John Kennedy në “orgji seksuale”? A e ka tradhtuar Eleanor Roosvelt burrin e saj, presidentin e madh Franklyn Roosveltin? Çka synonte John Wayne në Panama? Përgjigjet në të gjitha këto pyetje gjenden në dosjet sekrete të FBI-së amerikane, transmeton Telegrafi.
John Lennon ka financuar IRA-n!!! Është ky lajm i cili mori dhenë kohë më parë, pas tëfillimit të dosjeve sekrete të FBI-së amerikane. MI5 anglez, shërbimi sekret ndër më të njohurit në botë, decenie më parë ia kishte dhënë FBI-së shënimet e tij për John Lennonin, liderin e The Beatles, i cili në fillim të të shtatëdhjetave pati vendosur të jetonte në New York. Johni i famshëm asokohe ishte martuar me Yoko Onon, kishte braktisur Beatlesat dhe kishte filluar solo-karrierën e tij me hitin “Imagine”.
“IRA-n DO TA ZGJEDH PARA ARMATËS ANGLEZE
Siç tregojnë dosjet e FBI-së, John Lennon kishte ndihmuar Partinë Revolucionare Punëtore dhe magazinin marksist “Red Mole”. Partia e përmendur kishte mbështetur IRA-n.
Yoko Ono, pas zbulimit të këtij skandali, komentoi në këtë mënyrë: “Burri im u ka dhënë para vetëm atyre që u janë nevojitur”.
Vetë John Lennon, me një rast, kishte deklaruar: “Nëse duhet të zgjedh midis Armatës angleze dhe IRA-s, unë do të zgjedh IRA-n…”. Për shumëkë, ky është argumenti kryesor që vërteton se Lennon ka ndihmuar IRA-n.
FBI në dosjet e saja vërteton që Lennon në shumë raste kishte ndihmuar dhe madje organizuar demonstratat e studentëve në Amerikë dhe që për këtë shkak Administrata e presidentit Richard Nixon refuzonte kërkesën e Lennonit për nënshtetësi amerikane. Aq më tepër, Nixon bëhej gati ta dëbojë Lennonin prej SHBA-së për shkak të “veprimtarisë së tij subverzive”.
John Lennon nuk ka qenë figura e vetme e popullarizuar e viteve të gjashtëdhjeta që është përcjell me një vëmendje të madhe nga FBI. J.Edgar Hoover, shef i FBI-së për decenie të tëra, ka qenë i njohur si një politikan tejet konservativ, i cili assesi nuk ka mundur të kuptojë pse rinia amerikane dhe perëndimore është dhënë aq shumë pas rock-muzikës dhe yjeve të “degjeneruar” filmikë. Hoover njihet edhe si urrejtës i familjes Kennedy dhe si mbikëqyrës i të gjitha aferave të dashurisë të John dhe Bob Kennedyt.
KRITIKA E HOOVERIT PËR GRUPIN THE DOORS
Hoover, ta zëmë, nuk mund të duronte fare muzikën dhe tekstet e grupit të madh The Doors, të cilit i printe Jim Morrison, bir i një admirali të Ushtrisë amerikane.
“Muzika e tyre është e neveritshme për secilin njeri normal”, theksonte Hoover.
Për kujdesin e veçantë të FBI-së për personalitetet e popullarizuara flet edhe fakti që dosja e Elvis Presleyit ka hiç më pak se 600 faqe, edhe pse vetë Elvisi nuk ka qenë objekt i ndonjë hulumtimi të veçantë. Në dosjen e Presleyeit, ta zëmë, mund të lexojmë edhe këtë “margaritar”: “Frizura e tij dëshmon që ky është një njeri të cilin shefi i FBI-së nuk dëshiron ta takojë”.
Po ashtu, në këtë dosje mund të kuptojmë edhe se si mekanikët e aeroplanit privat të Presleyit e kishin mashtruar atë për 338,000 dollarë, të cilat para kinse duhej të përdoreshin për ndreqjen e fluturakes private të “Mbretit të Rockut”.
FBI po ashtu ka dosje të posaçme për Marlene Dietrich dhe Marilyn Monroe, aktoret e shumënjohura të Hollywoodit dhe madje edhe për Princeshën Diana! Për Lady Dianën, FBI kishte gatitur një dosje të trashë 1056 faqe!
Sa i përket Zonjës Dietrich, FBI druante që kjo, për shkak të prejardhjes së saj gjermane, është spiune e Gjermanisë. Por, hetimet treguan që kjo nuk ka lidhje me Gjermaninë. Spiunimi i FBI-së zbuloi diç tjetër: Marlene Dietrich kishte afinitet ndaj femrave të tjera!
AFERA SEKSUALE E ELEANOR ROOSVELT-it
Dosja e Marilyn Monroe po ashtu është shumë interesante. Megjithatë, shumë gjëra të cilat është dashur të gjenden në dosjet e saja janë “zhdukur” pa gjurmë: prej të dhënave për vdekjen a vrasjen e saj, dashurisë me Bob Kennedyn, raporteve të saja me presidentin John Kennedy etj.
“Syrit” dhe “veshit” të FBI-së nuk i kanë shpëtuar as banorët e Shtëpisë së Bardhë. FBI kështu posedon xhirimet e sex-skandalit të Eleanor Roosveltit, gruas së presidentit Franklyn Roosvelt, e cila kishte pasur aferë dashurie me një nënoficer të quajtur Joseph Lash. Ky, pas zbulimit të skandalit, u dërgua në front. Pas kthimit nga lufta, Lash fitoi Shpërblimin e Pulitzerit për librin në të cilin përshkroi aferën e dashurisë me Eleanorën.
Ndër dosjet më të trasha është ajo e këngëtarit të madh Frank Sinatra. Në 1275 faqe është përshkruar rezultati i përgjimeve, përcjelljeve dhe hetimeve të Frank Sinatrës, këngëtarit që kishte lidhje të posaçme me mafian amerikane.
Njëra nga pjesët më kontroverse të kësaj dosjeje lidhet me kërcënimet e Sinatrës bërë një brokerit të burzës së New Yorkut. Sinatra me disa mafiozë i “garantonte” vdekjen këtij brokeri nëse ai nuk i ndihmon të fitojnë një shumë të madhe parashë. Policia nuk e kishte arrestuar Sinatrën, sepse brokeri nuk dëshironte të dëshmonte në gjyq. Njëri prej spiunëve të FBI-së ishte i bindur që Sinatra është nip i Al Capones, mafiozit të njohur.
Hoover nuk e duronte fare Frank Sinatrën. Për këtë dëshmon edhe akuza e tij se Sinatra është edhe ithtar i regjimit komunist në Amerikë, akuzë kjo vërtet qesharake, duke ditur afinitetet e Sinatrës. Por, sipas të gjitha gjasave, është e vërtetë që Sinatra i kishte paguar 40,000 dollarë një mjeku amerikan për ta hequr qafe shërbimin në Armatën amerikane në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Në këtë dosje ka edhe storje për “orgjinë” të përbashkët të Sinatrës dhe senatorit John Kennedyt me një grup femrash mullate. Një pjesë e dosjes së Sinatrës nuk ka mundur të lexohet nga opinioni. Supozohet që në këtë pjesë gjenden transkriptet e bisedave të Sinatrës me bosat e mafisë.
JOHN WAYNE SYNONTE TË BËNTE GRUSHT SHTET NË PANAMA
John Wayne nuk ka pasur telashe me shtetin, gjegjësisht me patriotizmin e tij. Përkundrazi. Duket që Wayne ka qenë “për së tepërmi” patriot. Kështu, ky ishte i pakënaqur me politikën e jashtme amerikane. Wayne, sipas dosjeve të FBI-së, ka qenë i përzier në synimet e djathtistëve amerikanë për të ndërruar pushtetin në Panama. Wayne kishte tubuar 682,850 dollarë për të financuar grusht shtetin në Panama.
FBI ka dosje edhe për shkrimtarët e njohur. Kështu, Ernest Hemingway, i cili në fillim kishte bashkëpunuar me FBI-në, më vonë i ishte “shmangur” rolit të tij. Në dosjen e autorit të “Plakut dhe detit” kuptojmë që gjashtë muaj para vetëvrasjes, Hemingway ka qenë hospitalizuar në një klinikë psikiatrike në Minnesota dhe se është ushtruar mbi të edhe elektro shock-terapia.
Përmendëm më parë “afinitetet” e Hooverit për rock muzikë. “Cak” i posaçëm i FBI-së, në të gjashtëdhjetat, kishte qenë grupi Jefferson Airplaine. Ky grup ka qenë i njohur si ithtar dhe propagandues i madh i LSD-së dhe i të gjitha drogave të tjera sintetike. Këngëtarja e Jefferson Airplainit, Grace Slick, gjatë vizitës Shtëpisë së Bardhë kishte arritur të hedhte në pijen e presidentit Nixon një pilulë të LSD. Në dosjen e FBI-së nuk merret vesh se a e ka pirë Nixon këtë pije dhe çka ka ndodhur më të pas përdorimit eventual të LSD-së.
FBI nuk arrinte të kuptonte dot pse “degjenerikët” si Morrisoni apo Jimi Hendrix arrinin të influenconin aq shumë rininë amerikane. Për këtë shkak, agjentët e FBI-së kanë kaluar javë të tëra duke dëgjuar këngët e këtyre të dyve në të gjitha variantet e mundshme, herë duke ngadalësuar sjelljet e pllakave në gramofon, e herë duke i lëshuar së prapthi, për të zënë “mesazhet e tyre sekrete”. Kështu, del që agjentët e FBI-së nuk arritën të marrin vesh se Morrison dhe Hendrix janë vetëm rockerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje