LAJMI I FUNDIT:

Vetëm mbështetni gishtat: Metodë gjeniale që të masni sa ushqim duhet të hani, por të mos shtoni peshë (Video)

Vetëm mbështetni gishtat: Metodë gjeniale që të masni sa ushqim duhet të hani, por të mos shtoni peshë (Video)

A do të dëshironit që në çdo rast të mund të llogarisni sa është saktësisht porcioni i ushqimit të cilin e keni porositur dhe sa është vlera energjike e tij? Ja si ta bëni këtë.

Shkencëtarët e Universitetit të Sydneit kanë gjetur mënyrën shumë të thjeshtë dhe efikase e cila ndihmon që të llogaritet saktësisht sasia e ushqimit në pjatë, pa e matur, transmeton Telegrafi.

Alice Gibson, nutricioniste, në bashkëpunim me hulumtuesit e Institutit të mbipeshës dhe ushqimit në Boden, ka gjetur mënyrën se si të matet pesha e ushqimit duke përdorur vetëm duart personale.


Ky studim është i pari në botë, i cili do të vlerësojë saktësinë e dimensionit të ushqimit apo lëngut në gotë.

Në video të cilën e ka publikuar Universiteti, Alice Gibson tregon këtë metodë të thjeshtë me të cilën ka matur një copë llazanje, një gotë verë dhe një fetë shalqiri.

Shkencëtarja e re planifikon të zhvillojë aplikacionin mobil në të cilin pastaj shfrytëzuesit do të fusin të dhënat mbi madhësinë e porcionit të tyre, ndërkaq aplikimi pastaj do t’i tregojë peshën dhe vlerat e tjera të porcionit të tyre.

Shikojeni:

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori