LAJMI I FUNDIT:

Quaresma tregon se çfarë personi është Ronaldo

Quaresma tregon se çfarë personi është Ronaldo

Ricardo Quaresma këmbëngul se bashkëlojtari i tij te Portugalia, Cristiano Ronaldo është keqkuptuar dhe nuk është aq arrogant sa perceptohet.

Dyshja portugeze kanë luajtur së bashku në Sporting në fillim të viteve 2000 para lëvizjes së Ronaldos në Manchester United, dhe janë bashkuar rregullisht për kombëtaren.


Superylli i Real Madridit ka fituar pa dyshim një vend në mesin e lojtarëve më të mëdhenj në histori, por sjellja e tij në terren dhe qëndrimi që nganjëherë duket egoist kanë tërhequr kritika në të kaluarën.

Por, Quaresma, i cili shijoi lavdinë e Euro 2016 së bashku me Ronaldon në Francë në fillim të këtij muaji, ka hedhur poshtë idenë se bashkëlojtari i tij është mendjemadh.

Ronaldo, sportisti më bamirës në botë, por Messi dëshpëron në këtë listë!
Lexo po ashtu Ronaldo, sportisti më bamirës në botë, por Messi dëshpëron në këtë listë!

“Ronaldo është një person që i pëlqen të luajë. Ai nuk është aq arrogant sa njerëzit e shohin”, deklaroi Quaresma për Jornal de Noticias, transmeton Telegrafi.

“Ai është një kapiten i madh. Një person i cili është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar kolegët e tij. Unë e kam admiruar atë që kur kemi filluar duke luajtur në Sporting, sepse edhe si fëmijë ai tregoi forcën e tij”, vazhdoi sulmuesi portugez.

“Ndonjëherë kam luajtur me të dhe unë i thosha: ju jeni i vogël, ju jeni i dobët, ju nuk do të jeni në gjendje për të arritur në maje”.

Ky futbollist do ta fitoj ‘Topin e Artë’ këtë vit sipas Pogbas
Lexo po ashtu Ky futbollist do ta fitoj ‘Topin e Artë’ këtë vit sipas Pogbas

“Cristiano ishte duke shkuar në banjo për të mbushur kovat dhe të bëjë peshat me kova. Ai është një person i cili kurrë nuk e lë veten të shkojë poshtë për diçka ose dikë”, përfundoi Quaresma. /Telegrafi/