LAJMI I FUNDIT:

Ky futbollist do ta fitoj ‘Topin e Artë’ këtë vit sipas Pogbas

Ky futbollist do ta fitoj ‘Topin e Artë’ këtë vit sipas Pogbas

Sipas Paul Pogba, ‘Topin e Artë’ do ta fitoj sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.

Mesfushori francez, Paul Pogba është i bindur që këtë vit trofeun më të madh individual në futboll, ‘Topin e Artë’ e meriton ta fitoj vetëm Cristiano Ronaldo.


Në një intervistë për portalin e njohur ‘Goal.com’, mesfushori i Juventusit deklaroi se Ronaldo dhe Messi janë lojtarë fantastikë, por portugezi meriton këtë çmim për shkak se ka fituar dy trofe të rëndësishëm këtë vit.

Pogba intervistohet me fanellat e tre gjigantëve, në mëdyshje cilën skuadër ta zgjedh për sezonin e ri (Foto)
Lexo po ashtu Pogba intervistohet me fanellat e tre gjigantëve, në mëdyshje cilën skuadër ta zgjedh për sezonin e ri (Foto)

“Ronaldo dhe Messi të dy janë lojtarë fantastikë që së bashku me Griezmann do të përbëjnë treshen dominuese për ‘Topin e Artë’, deklaroi Pogba

“Për mua gjithçka është e qartë pasi Ronaldo duhet të fitojë këtë çmim pasi gjatë këtij sezoni fitoi Euro 2016 dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi mesfushori i Juventusit. /Telegrafi/