LAJMI I FUNDIT:

Pepe i gatshëm për ndeshjen e jetës

Pepe i gatshëm për ndeshjen e jetës

Mbrojtësi portugez Pepe, ka deklaruar se është i gatshëm për finalen e madhe.

Portugalia do të përballet sonte me Francën në finalen e Kampionatit evropian me fillim nga ora 21:00.

Anëtari i Real Madridit ka thënë se është i gatshëm për ndeshjen e jetës së tij për ta përfaqësuar popullin portugez.


“Unë ndihem shumë mirë dhe jam plotësisht në dispozicion të trajnerit për këtë që është ndeshja më e rëndësishme e jetës time, sepse përfaqësoj një popull të tërë, popullin tim”.

“Ne duam të shkruajmë emrat tonë në histori dhe besojmë se duke luajtur mirë mund t’ia dalim. Kemi presion, por personalisht kam përvojë në të tilla situata”.

“Futbollistët francez janë në të njëjtën rrethanë me Portugalinë në vitin 2004. Ata luajnë në skuadrat më të mira të Evropës dhe janë mësuar me finalet. Gjithashtu, trajneri Didier Deschamps e di si fitohet. Megjithatë, në fushë do të jemi 11 kundër 11 dhe nëse ne luajmë më mirë se ata do të fitojmë trofeun”, deklaroi Pepe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori