LAJMI I FUNDIT:

Peterle: Duhet të zbatohet marrëveshja e Përzhinos

Peterle: Duhet të zbatohet marrëveshja e Përzhinos

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për bashkëpunim me Maqedoninë, Lojze Peterle, shpreson se zhvillimet në Maqedoni do të çojnë në drejtim të duhur të zhvillimeve politike të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Peterle thotë se politikbërësit kryesor të Maqedonisë duhet të punojnë për të mirën e vendit dhe duhet të bëjnë çmos që të zbatohet marrëveshja e Përzhinos, në mënyrë që të shkohet në zgjedhje dhe normalizim, por kjo mvaret nga këta politikbërës, se sa shpejtë do të zgjidhen çështjet.

Ai thekson se palët duhet të mos e shfrytëzojnë kohën për akuza mes njëri-tjetrit, por duhet të ofrojnë zgjidhje, të kenë vullnet me të cilin vendin do të mund ta lëvizin shumë para./Telegrafi/