LAJMI I FUNDIT:

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së edhe ditën e sotme e kanë kaluar me vizita të familjarëve dhe së bashku me njëri-tjetrin.

Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, sot në ditën e Kurban Bajramit e ka vizituar të vëllain në Hagë.

“Sot e vizitova, ia urova festën e Bajramit në emër të familjes dhe gjithë dashamirëve. Shpresojmë që së shpejti do të mund të festojmë bashkë në Kosovë. Edhe ai ua uroi festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë qytetarëve. Janë të gjithë mirë. Janë bashkë dhe të pathyeshëm. Besojmë shumë që ky proces i padrejtë do të përfundojë në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ata do të lirohen dhe do të kthehen te familjet e tyre, në vendin e tyre. Të fala keni nga Haga!”, ka thënë Idriz Thaqi, pas përfundimit të vizitës së sotme tek ish-presidenti Thaçi në Hagë.


Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po mbahen në Njësinë e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020. Ky proces gjyqësor është shoqëruar me skandale të kohëpaskohshme dhe me jotransparencë të madhe deri më tash.

Në trend Lajme

Më shumë
Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë

Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë

Sociale
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Lajme
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve

Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve

Lajme
Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë

Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë

Lajme
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

Lajme
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

Lajme
Kalo në kategori