LAJMI I FUNDIT:

LD: Rrihen studentë për interesa të pushtetit

LD: Rrihen studentë për interesa të pushtetit

Lidhja Demokratike reagon ashpër për dhunën e ushtruar nga policia gjatë procesit zgjedhor në Universitetin publik ‘Kiril dhe Metodij’ dhe uron studentët e ‘Plenumit Studentor’ për guximin e treguar për rezistencën ndaj manipulimit të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoi.

“Studentët nga Plenumi Studentor u rrahën nga policia dhe dhunshëm u përjashtuan nga Universiteti, për të mundësuar zgjedhja e liderit të studentëve nën organizimin e pushtetit. Lidhja Demokratike e gjykon përfshirjen në thyerjen e procesit zgjedhor të aktivistëve të OBRM-PDUKM-së dhe po kërkon përgjegjësi për të gjithë ato që kontribuan për kaosin dhe porositë e këqija që u dërguan në botë”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Forca të shumta policore terrorizojnë studentët për kutitë e votimit në UKM (Foto/Video)