LAJMI I FUNDIT:

Los Angeles, dy zjarre të mëdhenj rrezikojnë të bashkohen

Los Angeles, dy zjarre të mëdhenj rrezikojnë të bashkohen

Dy zjarre të rënë në verilindje të Los Angelesit rrezikojnë që të bashkohen, duke alarmuar autoritetet amerikane.

Këta të fundit, u detyruan që të evakuojnë më shumë se 800 shtëpi, për të evituar çdo incident të mundshëm dhe për të ruajtur jetët e qytetarëve.


Përhapja e zjarrit është ndikuar nga temperaturat e larta si dhe nga erërat e forta.

Në bazë të komunikatave zyrtare, theksohet se më shumë se 600 zjarrfikës janë vendosur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, por për shkak të relievit, operacioni ka qenë mjaft i vështirë.

Në këtë aksion masiv janë angazhuar edhe mjetet ajrore për të përshpejtuar procesin.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur të lënduar ose viktima, por zyrtarët raportojnë se dëmet mbi ekosistemin janë të konsiderueshme.

Nga zjarret në Shtetet e Bashkuara nuk është prekur vetëm Kalifornia, por edhe një sërë shtetesh të tjera si Utah, New Mexico, Arizona, etj.

Ndërhyrja e autoriteteve ka qenë e menjëhershme por për shkak të relievit dhe faktorëve që ndikojnë në përhapjen e zjarrit, shuarja e flakëve ka qenë mjaft e vështirë.