LAJMI I FUNDIT:

Ata që premtuan mbajnë përgjegjësi për mos heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit

Ata që premtuan mbajnë përgjegjësi për mos heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit

Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar nga pala kosovare dhe serbe e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parasheh që më 15 qershor (sot) të hiqet barrikada dhe të rivitalizohet Ura e Ibrit.

Kjo marrëveshje në fakt është nënshkruar me 25 gusht të vitit 2015, ku parashihte që më 15 tetor të vitit 2015 të hiqej barrikada mbi Urën e Ibrit, gjë e cila nuk ndodhi.


Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se mos heqja e barrikadës mbi lumin Ibër është dështim i institucioneve kosovare, respektivisht i kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka nënshkruar me Serbinë marrëveshjen në Bruksel.

Sipas tij, qytetarët e Mitrovicës janë gënjyer se që nga sot mund të lëvizin lirshëm.

“Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë premtuar heqjen e barrikadës dhe nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë. Po del se deklaratat e politikanëve më tepër janë bërë për konsum të brendshëm dhe për përfitime politike”, ka vlerësuar Mushkolaj.

Katër muaj më parë kryeministri i vendit Isa Mustafa, në një konferencë për media kishte thënë se ka pasur një takim bilateral me palën serbe dhe me ndërmjetësues Bashkimin Evropian, ku kanë diskutuar edhe për lirimin e Urës së Ibrit, e cila sipas tij pritet të lirohet në qershor të këtij viti.

Mirëpo, një gjë e tillë ende nuk po ndodh, pasi asnjë lëvizje apo informatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dhënë në lidhje me këtë marrëveshje.

Ndërkaq, disa ditë më parë në një komunikatë për media, ministrja Edita Tahiri ngriti shqetësimet për ngecjet në heqjen e barrikadës dhe rivitalizimin e urës së Ibrit, për të cilin tha se nuk është duke u vërejtur progres i dukshëm për shkak të pengesave të Serbisë.

“Serbia po arrin që madje ta pengojë edhe BE-në përkatësisht zyrën e BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar që të realizoj heqjen e barrikadës dhe ta revitalizoj urën e Ibrit për të krijuar kushtet e lëvizjes së lirë për të gjithë”, tha ajo.

Ndryshe, kjo marrëveshje është nënshkruar nën ndërmjetësimin e të ngarkuarës së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e cila më 25 gushtë të vitit të kaluar ka konfirmuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar katër marrëveshje: Marrëveshjen për Telekomunikacionin, Marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi Lumin Ibër në Mitrovicë si dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Lajme
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Drejtësi
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori