Forcat e huaja ushtarake në Kosovë kanë nisur mobilizimin për forcimin e sigurisë. KFOR ka shtuar trupat në vend, teksa pritet edhe shtimi i forcave të xhandarmërisë evropiane. Dislokimi i trupave shtesë lidhet edhe me periudhën zgjedhore. Ndërsa, sa i përket veriut, nga EULEX thonë se situata është edhe më tej e brishtë.
KFOR ka nisur shtimin e trupave në Kosovë, derisa edhe forca të xhandarmërisë nga Franca, Italia e shtete tjera gjatë ditëve në vijim pritet të mbërrijnë në vend.
Mobilizimi për shtimin e sigurisë po bëhet për të evituar ndonjë eskalim të mundshëm të situatës gjatë periudhës zgjedhore, e në mbështetje të misionit të KFOR-it dhe EULEX-it.
Nga EULEX kanë thënë për RTK-në se janë duke monitoruar të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e vendit.
“Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar do të vendoset për të adresuar nevojën e Misionit për forca shtesë në terren për të mbështetur më mirë homologët kosovarë, duke marrë parasysh gjithashtu periudhën e ndjeshme zgjedhore ? duke përfshirë veprimin si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, nëse kërkohet dhe është e nevojshme. RFPU do të kryejë patrullim të dukshëm dhe do të kontribuojë në ndërgjegjësimin për situatën e Misionit. Situata e sigurisë në veri të Kosovës është stabile por e brishtë. EULEX-i mbetet vigjilent dhe monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës”, ka thënë EULEX.
Njohës të sigurisë thonë se i gjithë ky shtim i trupave është i përkohshëm në mënyrë që situata gjatë zgjedhjeve të jetë nën kontroll.
“ E shoh si gjë pozitive për institucionet e sigurisë së Kosovës. Këtë shtim e shoh si të përkohshëm “, tha Arben Dashevci, njohës i sigurisë.
E sipas njohësit të sigurisë, Avni Islami, Serbia është e interesuar që ta destabilizoj situatën në vend.
“Serbia do të përpiqet që në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë të tërheq vëmendjen e opinionit në Serbi. Përpjekja për të nxitur vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në këto dy vende gjatë zgjedhjeve do të ketë ndoshta indikacione që mund të bëhet ndonjë lëvizje e papritur”, tha Avni Islami, njohës i sigurisë.
Nga KFOR-i kanë njoftuar më 18 janar për mbërritjen e trupave italiane në Kosovë, teksa kanë paralajmëruar për shtimin e më shumë se 200 ushtarëve nga këmbësoria italiane në muajt në vijim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame