Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar nga Portugalia.

Gazetarja e Top News, Kleida Muka raporton se policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në konfliktin që përfundoi me vrasjen e turistit 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes.


Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti mes viktimës dhe Sokrat Vatës, i cili dyshohet se e ka goditur 20-vjeçarin me thikë.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e provave që mund të hedhin dritë mbi dinamikën e konfliktit.

Thika e gjetur është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma e përdorur në vrasje. /tch/