Krizat prodhojnë gjithmonë të tjera fenomene. Prostitucioni është më i riu që ka përfshirë kampet greke të emigrantëve
Për të mbijetuar, dhjetëra emigrantë nga Siria dhe Afganistani janë detyruar të shesin trupin e tyre vetëm për 2 euro për të mbijetuar në rrethinat e Athinës.
Sipas një raporti të Global Post, burrat, mes tyre edhe të rinj adoleshentë, nisin të prostituojnë menjëherë sapo arrijnë në kryeqytetin grek për të fituar para në mënyrë të shpejtë. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti është i përqendruar në lagjen Fylis të Athinës.
Teksa një pjesë kërkon 30 euro, shumë prej tyre pranojnë edhe më pak se dy euro pasi kanë turp të kërkojnë më shumë. Prostituimi i femrave në kampet e klandestinëve në Evropë është problematikë e njohur, por sa i përket prostituimit të meshkujve deri tani është folur pak. Prostitucioni në Greqi është i ligjshëm vetëm nëse ushtrohet në shtëpi publike, por tashmë ai është shtrirë në rrugë dhe parqe publike.
Një emigrant i ri afgan, Abdullah, thotë se ka shitur veten e tij i kushtëzuar nga rrethanat.
“Nuk kisha as 20 cent në xhep, isha i dëshpëruar, nuk dija ç’të beja, ndaj dhe u detyrova të ndërmarr këtë zgjidhje”, thotë ai, duke shtuar se e “vetmja shpresë është hapja e kufirit, pasi ai nuk ka para për të shkuar askund”.
Sipas statistikave të agjencisë së refugjatëve në OKB, UNHCR, që nga janari i 2011, pothuajse 10 mijë azilkërkues pakistanezë dhe rreth 6 mijë sirianë kanë kërkuar strehim në Greqi. Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Evropian, më pak se 2 për qind e emigrantëve në Greqi kanë lëvizur deri tani për në vendet e tjera evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare