LAJMI I FUNDIT:

Stërvitja e evakuimit nuk shkoi si duhet, gruaja e pësoi shumë keq (Video)

Stërvitja e evakuimit nuk shkoi si duhet, gruaja e pësoi shumë keq (Video)

Është regjistruar momenti dramatik, kur një grua ka rënë nga 16 metra lartësi, pasi një stërvitje e simuluar për evakuim në rast fatkeqësie elementare nuk ka shkuar si duhet.

Ngjarja që ka ndodhur në Moradabad të Indisë, kur gabimi gjatë stërvitjes e ka lënë gruan me lëndime të shumta, meqenëse nuk ia doli të zbres mirë në tokë nëpër pëlhurën e evakuimit, transmeton Telegrafi.


Në videon e xhiruar, viktima shihet duke u munduar të kapet për pëlhurë e sforcuar, por nuk ia del.

Të pranishmit dëgjohen duke bërtitur, kur ajo shkëputet nga litari dhe bie në beton.

Mediet raportojnë se ajo është dërguar me shpejtësi në spital, ku po trajtohet nga lëndimet që ka pësuar. /Telegrafi/