LAJMI I FUNDIT:

Arsyet pse Ronaldo është favorit për Topin e Artë (Foto)

Arsyet pse Ronaldo është favorit për Topin e Artë (Foto)

Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë dhe këtë epitet ia shton fakti që u bë heroi i Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në përballjen ndaj Atletico Madridit, portugezi kishte marrë instruksione tjera nga trajneri Zinedine Zidane duke e ndryshuar mënyrën e lojës, megjithatë penaltia e tij ishte vendimtare në fund për trofeun e 11-të të Los Blancos (‘Undecima’) në garën më të madhe evropiane për klube dhe njëherësh, ai e fitoi për të tretën herë këtë kompeticion në karrierën e tij.

cristina


Edhe këtë vit, ‘numri 7’ arriti shifra mahnitëse. Përkundër, ngritjeve dhe rënieve të skuadrës, 31-vjeçari i ka shënuar 51 gola me klubin e tij këtë vit: 35 në La Liga dhe 16 në Evropë.

Kjo statistikë e bën atë lojtarin e vetëm në histori që shënon mbi 50 gola në gjashtë sezone radhazi. Asnjë lojtar i Barcelonës, madje as ‘Këpuca e Artë’, Luis Suarez, nuk mund t’i bëjë konkurrencë Ronaldos në garën për lojtarin më të mirë të vitit.

Madje, sipas Marcas, edhe në Camp Nou e konsiderojnë portugezin si favoritin kryesor për ta marrë trofeun në muajin janar.

Edhe bastexhinjtë pajtohen me faktin se superylli i Realit është favoriti aktual. Shpesh, fituesi i Topit të Artë është ai që i fiton garat më të rëndësishme, ndërsa Ronaldo e ka fituar më të rëndësishmen – Ligën e Kampionëve.

cristi1

Padyshim se kanë mbetur edhe disa muaj deri kur do të përfundojnë votimet, ashtu që asgjë nuk është përfundimtare. Për këtë arsye, ai duhet të luajë mirë edhe në Kampionatin Evropian për t’ia shtuar vetes akoma më shumë gjasat që të shpallet më i miri.

Si kapiten dhe lojtar kryesor i Portugalisë, Ronaldo e di se çfarë duhet të bëjë në ‘Euro 2016’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori