LAJMI I FUNDIT:

Deschamps vlerëson lartë Shqipërinë

Deschamps vlerëson lartë Shqipërinë

Përgjatë karrierës së tij aktive, Didier Deschamps është cilësuar si një nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në Evropë.

Ndërkaq, tash si trajner i kombëtares franceze pritshmëritë janë të mëdha pasi që Franca është edhe organizator i evropianit të futbollit.


Francezi ka analizuar të gjitha kombëtaret e grupit A, ku gjenden Rumania, Zvicra dhe Shqipëria, ku këtë të fundit e ka konsideruar si skuadër të fortë duke kujtuar barazimin në Rennes të Francës dhe humbjen në Elbasan Arena, transmeton Telegrafi.

“Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për t’i zgjidhur problemet që kishim gjatë ndeshjeve kualifikuese kundër ekipit të Shqipërisë (barazim në Rennes, humbje në Elbasan). Këtu ka të bëjë dhe fati. Nuk mund të pretendojmë se Shqipëria ishte vetëm një surprizë”, ka thënë Deschamps.

Kujtojmë se 47-vjeçari ishte kapiten i ekipit që fitoi Kupën e Botës më 1998 në Francë, ndërsa u zgjodh si mesfushorët më të mirë mbrojtës të Evropës.

Dy vjet më pas, francezi fitoi edhe Kampionatin Evropian, të zhvilluar në Belgjikë dhe Holandë. Menjëherë pas këtij turneu, Didier e mbylli kapitullin me ekipin kombëtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori