LAJMI I FUNDIT:

“Nderi lahet me gjak”: 40-vjeçarin shqiptar e vrau burri i mbesës (Video)

“Nderi lahet me gjak”: 40-vjeçarin shqiptar e vrau burri i mbesës (Video)

Policia italiane ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit shqiptar në Rimini.

Duke cituar policinë, mediet vendase shkruajnë se vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti në familje, të cilin 40-vjeçari kishte marrë përsipër ta zgjidhte.


“Nikolli ditët e fundit kishte shkuar në Milano, ku jetonte mbesa e martuar me një bashkatdhetar”, shkruajnë mediet italiane.

Mësohet se mbesa e tij jetonte një martesë të palumtur, ku keqtrajtohej e dhunohej nga bashkëshorti.

Për t’i dhënë fund kësaj ai ka marrë mbesën në shtëpinë e tij, por nuk ka mundur t’i shpëtojë zemërimit të burrit dhe familjes së saj.

Si pasojë, mbrëmjen e së mërkurës, vrasësi me babanë e tij dhe me një person të tretë nisen nga Milano për në Rimini për të sqaruar situatën.

“Vrasësi është takuar me Nikollin në shëtitoren “Toscanelli”, përballë restorant “Cavallieri”, duke debatuar ashpër me të, pasi pretendonte të merrte mbrapsht gruan e tij”, ka njoftuar policia.

LEXO PO ASHTU: Ja si u ekzekutua shqiptari 40-vjeçar në Itali (Foto/Video,+18)

Po sipas medieve, ngjarja ka ndodhur për çështje nderi, pasi bashkëshorti i mbesës nuk pranonte marrjen e gruas.

Ndërsa 45-vjeçari largohet, vrasësi e godet pas shpine dhe largohet me makinë me bashkëpunëtorin të tij për tu kthyer në Milano.

Pak orë pas krimit policia arrestoi, bashkëshortin e mbesës së viktimës, babanë e tij dhe një person të tretë pozicioni i të cilit është ende duke u sqaruar nga hetuesit.

Dy të parët u morën në pyetje gjatë gjithë mëngjesit në Milano, por në atë kohë, nuk dhanë ndonjë hollësi të mëtejshme në lidhje me ngjarjen. /Shekulli/


Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

Shëndetësi
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Lajme
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori